Në kufirin që ndanë Shqipërinë dhe Malin e Zi këtë të hëne ka pasur kolona dhe pritje të gjata për ata që kanë dashur të kalojnë nëpër këtë pikë.
Në fshatin Sukobinë në brendi të Malit të Zi – dy kilometra nga kufiri njerëzit kanë pritur dy-tre orë duke lëvizur para në distancë shumë të vogël.
Kolona e krijuar siç merr vesh Klan Kosova, atje gjatë ditës ka arritur deri në tetë kilometra dhe pritjet kanë qenë nga katër deri në pesë orë.
Bëhet e ditur se atje nuk ka ndonjë gjendje të jashtëzakonshme dhe se bëhet fjalë vetëm për kontrolle rutinore në pikëkalimin kufitar. /Klan Kosova/