Site icon Telegrafi

Kolonë e gjatë automjetesh në pikëkalimin Kosovë-Shqipëri (Foto)

Një kolonë e gjatë automjetesh, prej rreth dy kilometrash, është regjistruar paraditën e sotme në  pikën kufitare Kosovë – Shqipëri, në Morinë.

Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë mësyrë Shqipërinë këtë fundjavë.

Si pasojë e kësaj dyndjeje në pikën kufitare në Morinë është krijuar një kolonë e madhe automjetesh, që po presin ta kalojnë kufirin, raporton Telegrafi.

Të përkujtojmë se të shtunën e javës që shkoi, pika e kalimit kufitar në Morinë për disa orë qëndroi e mbyllur, për shkak të protestës së organizuar te tuneli i Kalimashit, që kundërshtonin tarifat e larta të taksës për Rrugën e Kombit.  /Telegrafi/

 

Exit mobile version