Ministria e Punëve të Brendshme, saktësisht Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka bërë të ditur se ka pritje në pikat kufitare me Serbinë për të hyrë në Kosovë.
Siç njofton QKMK pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë janë deri në tri orë.
Në përditësimin e QKMK-së të orës 09:20 pritje ka edhe në Merdar.
Në Merdar pritjet janë deri në 1 orë, në Jarinje 10-15 minuta, ndërkaq edhe në Bërnjak pritjet janë deri në 15 minuta. /Telegrafi/