Site icon Telegrafi

Kolonat kilometërshe të uriturve presin të marrin ushqim falas në Las Vegas, atyre u është ndërruar jeta brenda natës si pasojë e COVID-19

Las Vegasi në kohën e pandemisë së coronavirusit po duket plotësisht ndryshe – të gjitha kazinotë në këtë qytet janë mbyllur kurse as edhe një turistë nuk shihet rrugëve.

Deri më tani ky qytet po duket si një “zonë fantazmë”, ku qindra punonjës që kanë humbur vendin e tyre të punës po presin para kazinove për të marrë ushqim falas, transmeton Telegrafi.

Këto janë pasoja të krizës ekonomike që e ka shkaktuar pandemia e coronavirusit, jo vetëm në SHBA por në tërë globin.

Mund të shihen kolona kilometërshe të veturave dhe qindra familje që presin, jo për punë, por për ushqim falas nga vendi ku shërbehen të varfrit dhe të zhvendosurit.

“Kurrë nuk kam besuar se do ta gjej veten në një situatë të tillë, por nuk ke çfarë të bësh. Fillimisht nuk kam dashur të shkoj atje sepse mendoja se ka njerëz që kanë nevojë më shumë se unë për këtë ushqim, por tani më duhet ta bëjë sepse kam mbetur pa punë”, ka deklaruar Marcela Meryveder që kishte pasur një punë të shkëlqyeshme në kazinonë MGM.

E përfaqësuesi i “bankës-ushqim” Bryan Barton, ka pranuar se ndihmë dhe ushqim falas kërkojnë të gjithë ata që para pandemisë kanë pasur një punë relativisht të mirë dhe që brenda natës jeta e tyre ka ndryshuar.

“Fytyrat e të uriturve në Las Vegas duken sikur e imja dhe e juaja. Gjysma e këtyre njerëzve kurrë më parë nuk kanë qenë në një situatë ku janë detyruar të kërkojnë ndihmë. Janë njerëz që kanë pasur punë të mirë dhe që jeta e të cilëve ka ndërruar brenda natës”, ka shtuar Barton.

https://www.youtube.com/watch?v=WZj3YibMjTU&feature=emb_title

E gjitha kjo është pasojë e krizës ekonomike, sepse ekonomia e këtij rajoni është e mbështetur ekskluzivisht në turizëm dhe argëtim. Coronavirusit i ka dhënë një goditje më të fuqishme ekonomisë së këtij, sesa ai kriza e vitit 2008. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version