Site icon Telegrafi

Kolonat e gjata në Prishtinë, Fatmir Spahiu ironizon me situatën

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga sot (e premte), për tri ditë radhazi do të vazhdojë testimi i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Kjo ka shkaktuar një tollovi të madhe në kryeqytet që në orët e para të mëngjesit duke krijuar kolona të gjata në rrugët kryesore të kryeqyteti.

Ndërkohë, kjo gjendje e trafikut ka bërë që të ketë edhe reagime nga më të ndryshmet në rrjete sociale.

Foto: Telegrafi

Një ironizim për këtë ka bërë edhe aktori i mirënjohur shqiptar, Fatmir Spahiu përmes një postimi në llogarinë e tij të Facebookut.

“Me pas ditë më herët që bëhet kësi hallakame isha dal me skarë në ndonjë qoshe aty”, ka shkruar aktori në postim.

Foto: Fatmir Spahiu/Facebook

Kujtojmë që Spahiu njihet për reagimet e tij ironizuese dhe humoristike në rrjete sociale lidhur me çështjet e ndryshme në vend me të cilat tërheq çdo herë vëmendje.

Ndërkohë, theksojmë që testimi do të zgjasë tri ditë radhazi dhe i gjithë procesi do të ndodhë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version