Telegrafi

Kolona të gjata në vendkalimet kufitare me Serbinë, mbi katër orë pritje në Merdar dhe Mutivodë

Kolona të gjata të automjeteve dhe pritje mbi katër të bashkatdhetarëve tanë vendkalimet kufitare me Serbinë, në dalje të Kosovës, janë regjistruar edhe pasditen e së shtunës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 17:08),  bashkatdhetarët tanë po presin mbi katër orë për të dalë nga Kosova në vendkalimet kufitare në Merdar dhe Mutivodë, ku kolona e automjeteve brenda territorit të Kosovës arrin deri në 1.8km, transmeton Telegrafi.

Pritjet të gjata për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në dy orë.

Në vendkalimet Muçibabë dhe Jarinjë, për të hyrë në Serbi po pritet nga 45 deri në 60 minuta.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë në të gjitha vendkalimet nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/