Telegrafi

Kolona të gjata në rrugën Pejë – Prishtinë, shkak bartja e materialeve për prodhimin e energjisë nga era (Video)

Materialet për prodhimin e energjisë nga era, kanë bllokuar magjistralen Pejë – Prishtinë.

Trajlerat, të cilat kanë një gjatësi rreth 30 metër, kanë shkaktuar kolonë të madhe në këtë rrugë.

Ndryshe, të mërkurën është bllokuar Ura e Drinit të Zi në Kukës që lidhë Rrugën e Kombit, duke krijuar edhe radhë të gjatë të automjeteve. Ndërkohë, kompania koncesionare e Rrugës së Kombit për lehtësimin e kalimit të automjeteve ka bërë edhe zbardhimin e anësoreve të urës./ Telegrafi/