Ashtu siç pritej, pas fundjavës së vazhduar në rrugën magjistralen Gostivar-Kërçovë dhe në autostradën “Nëna Terezë” është zmadhuar dendësia e komunikacionit.
SPB Tetovë të premten njoftoi se gjatë ditës së sotme pasdite dhe në mbrëmje në pjesën perëndimore të magjistrales do të organizojë më shumë shërbime për ta rregulluar komunikacionin duke dhe ju bëri thirrje vozitësve t’i respektojnë urdhrat e zyrtarëve policorë.
Sipas të dhënave nga pikëpagesa dhe policia këtë fundjavë kanë kaluar mbi 50.000 automjete nëpër pikëpagesën e Gostivarit./Telegrafi/