Telegrafi

Kolona të gjata në qytetin rus, aeroplani luftarak lëviz ngadalë nëpër udhëkryq

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një video që shfaq kaosin e krijuar në një udhëkryq në qytetin rus Volgograd – e tëra ndodhi për shkak të një aeroplani luftarak.

Në videon e postuar në Twitter, shihen kolona të gjata të vetura që prisnin pranë një udhëkryqi, pasi nëpër të po kalonte një aeroplan luftarak i ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.

E meqë aeroplani po lëvizte shumë ngadalë nëpër rrugë, janë krijuar kolona të gjata të veturave. Megjithatë në video nuk shihet mirë se për çfarë tipi të fluturakes bëhet fjalë.

Por, të gjithë po pyesin se si ka arritur kjo fluturake në mes të një rruge në mes të qytetit? /Telegrafi/