Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Jarinje – edhe sonte janë regjistruar kolona të gjata të veturave në të dy drejtimet.
Sipas dëshmitarëve, pritjet të paktën në një drejtim janë deri në mbi një orë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, qytetarët pretendojnë se pritjet e tilla në Jarinje janë bërë tashmë të zakonshme.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin kolonat e gjata në pikëkalimtaret kufitare. /Telegrafi/