Telegrafi

Kolona të gjata në pikëkalimet kufitare me Serbinë, bashkatdhetarët po presin katër orë në Merdar

Foto: Ilustrim

Janë rikthyer sërish pritjet e gjata në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë, në të cilat bashkatdhetarët tanë që kanë përfunduar pushimet e fundvitit po presin deri në katër orë për të dalë nga Kosova.

Kolona të automjeteve deri në 1.6 km dhe pritje deri në katër orë janë regjistruar pasditen e sotme në pikëkalimin kufitar në Merdar, në dalje të Kosovës.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 17:14), përveç pikëkalimit kufitar në Merdar, pritje të gjata ka edhe te  Dheu i Bardhë, ku po pritet deri në tri orë për të hyrë në Serbi, raporton Telegrafi.

Edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë bashkatdhetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova. Ndërsa në Muçibabë pritet deri në 30 minuta për kaluar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Në pikëkalimet e tjera kufitare, përveç Jarinës ku mund të pritet deri në 20 minuta, nuk ka pritje të gjata për të dalë dhe hyrë në Kosovë.

Qytetarët mund të informohen për gjendjen në kufi në kohë reale duke klikuar KËTU. /Telegrafi/