As fushata parazgjedhore, as gjendja epidemiologjike me pandeminë Covid-19, nuk i ka penguar qytetarët e Kosovës që sot t’ia mësyjnë Shqipërisë, për ta kaluar fundjavën atje.
Kolona të gjata automjeteve janë krijuar sot në vendkalimin me Kosovë-Shqipëri në Morinë, transmeton Telegrafi.
Moti me diell dhe temperaturat e larta në stinë dimri, kanë bërë që shumë kosovarë ta shfrytëzojnë për ta kaluar fundjavën në vendet turistike të Shqipërisë. /Telegrafi/