Telegrafi

Kolona të gjata në Merdare, pritje mbi dy orë

Mëgrimtarët të cilët po largohen nga Kosova po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit nga Qendra për Menaxhim Kufitar pritjet më të mëdha sot janë në Merdare. Mbi dy orë pritje në dalje, ndërsa kolonat në dalje janë deri në gjysmë kilometri, shkruan Telegrafi.

Po ashtu pritje ka edhe te Dheu i Bardhë deri në 40 minuta në dalje, ndërsa kolonat në dalje janë deri në 400 metra.

Ndërsa kolona deri në 30 metra ka në pikë kalimin Mutivodë, kurse pritjet nuk janë të gjata në këtë pikë kalimë, deri në 15 minuta.

Pikë kalimet tjera janë të kalueshme.

Për ta përcjell gjendjen e pikë kalimeve kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/