Telegrafi

Kolona të gjata në Merdare, bashkatdhetarët presin mbi 2 orë për të hyrë në Kosovë

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë, ka bërë që në pikat kufitare të ketë pritje të gjata.

Pritje të gjata janë parë edhe mëngjesin e sotëm në pikë kalimin kufitar në Merdarë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga pikë kalimi kufitar në Merdarë, qytetarët duhet të presin prej 2 deri në 2 orë e gjysmë.

Ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë kalim, duhen vetëm 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq më të vogla janë pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku pritja për të hyrë në Kosovë është 15 deri në 20 minuta kurse për të dalë nga Kosova 5 deri në 10 minuta. /Telegrafi/