Telegrafi

Kolona të gjata në Merdar

Policia e Kosovës për tollovinë e krijuar fajëson policinë e Serbisë, e cila ka bllokuar procesin e kontrollit në kufi, njofton radio KIM, e cila citon zëdhënësin e policisë së Kosovës, Arbër Beka, sipas të cilit policët serbë po bëjnë me ngadalësi të pashpjegueshme kontrollin e automjeteve në kufi, transmeton Koha.net.

“Sipas raportit të Policisë Kufitare në anën Kosovës kolona e veturave dhe kamionëve është e gjatë disa kilometra. Procedura e kontrollit nga policia serbe po zhvillohet shumë ngadalë dhe për pasojë udhëtarët presin dy deri tri orë që të hyjnë në Serbi”, ika thënë Beka.

Komunikacioni nga Serbia në drejtim të Kosovës pohohet se po zhvillohet pa pengesa. /Telegrafi/