Telegrafi

Kolona të gjata në Merdar

Në Merdar, kolona e automjeteve të cilat janë duke pritur për të hyrë në Kosovë vazhdon të jetë e gjatë.

Zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Baki Kelani, fajin për këto kolona e ka kaluar te autoritetet serbe.

“Nga Serbia për në të hyrje të Republikës së Kosovës koha e pritjes është dy deri në tre orë për shkak të numrit të madh të qytetarëve që janë duke ardhur për festat e fundvitit”, ka thënë ai duke shtuar se Policia e Kosovës ka shtuar kapacitetet e veta policore për të përshpejtuar dhe mundësuar kalimin me të shpejtë të qytetarëve dhe për t’iu shmangur pritjeve të gjata në kufij.

Në vendkalimin te Dheu i Bardhë pritjet në dalje të Republikës së Kosovës janë të shkurtra dhe zgjasin përafërsisht 10 minuta ndërkohë që në hyrje të Kosovës qytetarët presin deri në një orë. /Telegrafi/