Telegrafi

Kolona të gjata në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit (Video)

Vazhdimi i bllokimit të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit po krijon kolona shumë kilometra të gjata.

Punimet për ndërtimin e urës së autostradës “Arbën Xhaferi” po bënë që kjo magjistrale të bllokohet tërësisht për kalim, njofton Klan Kosova.

Kompania përgjegjëse për punimet “Betchel Enka”, ka ofruar një rrugë alternative, e cila është duke u përdorur.

Mirëpo pavarësisht kësaj, kolonat kilometrike përsëri po bëhen.

Pamjet më poshtë thuhet se dëshmojnë se edhe në këtë orë kolonat janë mbi 10 kilometra të gjata.