Vazhdimi i bllokimit të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit po krijon kolona shumë kilometra të gjata.
Punimet për ndërtimin e urës së autostradës “Arbën Xhaferi” po bënë që kjo magjistrale të bllokohet tërësisht për kalim, njofton Klan Kosova.
Kompania përgjegjëse për punimet “Betchel Enka”, ka ofruar një rrugë alternative, e cila është duke u përdorur.
Mirëpo pavarësisht kësaj, kolonat kilometrike përsëri po bëhen.
Pamjet më poshtë thuhet se dëshmojnë se edhe në këtë orë kolonat janë mbi 10 kilometra të gjata.