Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se në kufirin në Merdare pritja për të dalë nga Kosova është deri 3 orë.
Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë.
Gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.
Ndërkaq, në pikat tjera kufitare gjendja është dukshëm më e mirë dhe nuk ka pritje të gjata. /Telegrafi/