Telegrafi

Kolona të gjata në kalimet kufitare, qytetarët e Maqedonisë jashtë shtetit për festën e Pashkëve

Foto: Faktor

Fundjava e vazhduar për shkak të festës së Pashkëve, ka bërë që qytetarët të dalin jashtë shtetit dhe të pushojnë për disa ditë. Për shkak të kësaj janë krijuar edhe kolona në kalimet kufitare.

Siç njoftojnë nga Lidhja Automoto e Maqedonisë, në kalimin kufitar “Bogorodica” pritet prej 15 deri 25 minuta për të dalur nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kolona të gjata janë vërejtur edhe në kalimn kufitar “Tabanoc”, ku koha e pritjes është deri 45 minuta.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë kanë vendosur që këtë pushim të shkurtë ta kalojnë në Serbi.

Sot (e premte) është ditë jo pune për qytetarët e besimit katolik, ndërsa të hënën ditë jo pune do të jetë për gjithë qytetarët e vendit./Telegrafi/