Në pikat kufitare të Kosovës me shtetet fqinje, sikur çdo vit edhe tani kanë filluar të krijohen kolonat e gjata.
Në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Mendarë, qytetarët po presin më shumë se tri orë për të kaluar kufirin.
Lexuesit e Telegrafit, kanë dërguar një video, ku shihen teksa presin në radhë.
“Jemi duke pritur nga ora 17 e 50, tani ora është 21 e 05, por siç po shihet duhet të presim ndoshta më shumë se gjysmë ore, që të kalojmë”, ka thënë një qytetar.
Nga kjo pritje është krijuar kolona e gjatë prej një kilometri.