Site icon Telegrafi

Kolona të gjata dhe pritje deri në tri orë në të dy anët e kufirit në Merdar

Janë rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar, si në hyrje ashtu edhe në dalje nga Kosova.

Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të pasdites së sotme (ora 16:26), bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ku bashkatdhetarët po presin deri në tri orë në të dy anët e kufirit, raporton Telegrafi.

Pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kurse për të hyrë deri në 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 05 deri në 10 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

Exit mobile version