Telegrafi

Kolona te Dheu i Bardhë dhe Merdar, këto janë të dhënat e fundit nga gjendja në kufi

Foto, arkiv

Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdar po vazhdon të ketë kolona edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në Merdar arrijnë deri 1 mijë metra, bashkatdhetarët po presin deri një orë për të hyrë në Kosovë.

Kurse, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona në hyrje dhe në dalje, qytetarët në këtë pikë po presin po ashtu deri në një orë, transmeton Telegrafi.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, dalja dhe hyrja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU. /Telegrafi/