Site icon Telegrafi

Mallrat serbe ia mësyjnë Kosovës, kolona prej disa kilometrash në pikë kalimin kufitar në Merdar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar të hënën se në pikën kufitare me Serbinë, Merdare, do të ndryshohet masa e sigurisë për mallrat serbe.

Ai ka thënë se Qeveria e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi i plotë, në kontroll të shtuar, deri në sigurim të skanerëve të avancuar.

“Kur të na vijnë skanerët, atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por përderisa nuk na vijnë skanerët, ne do ta hapim vetëm një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar, pasi masat që kemi janë masa të sigurisë”.

Serbia ka reaguar pas vendimit, duke thënë se është hequr tensioni që ka ekzistuar për kohë të gjatë.

Pas këtij vendimi ka mallrat serbe ia mësyjnë Kosovës.

Një kolonë e gjatë disa kilometrash është krijuar në pikë kalimin kufitar në Merdar, në territorin e Serbisë, duke shkaktuar shqetësim mes shoferëve dhe operatorëve të tregtisë.

Kjo situatë e vështirësuar ka ndodhur si pasojë e kontrolleve shtesë që po aplikon Dogana e Kosovës për produktet me origjinë nga Serbia, një masë që filloi javën e kaluar.

Shoferët e kamionëve, të cilët kanë pritur në këtë kolonë për orë të tëra, kanë shprehur shqetësim për vonesat e shkaktuara.

Disa prej tyre kanë theksuar se vonesat ndikonin jo vetëm në programet e tyre të transportit, por gjithashtu kishin një efekt negativ në zinxhirët e furnizimit dhe në bizneset që varen nga këto produkte.

Nga Serbia kanë kërkuar që Kosova t’i lehtësojë procedurat doganore.

“Që nga e shtuna, asnjë kamion nuk ka përfunduar procedurat hyrëse në tregun e Kosovës. Dhe tani kemi situatë të kolonave të gjata. Mbi 150 kamionë po presin për të depërtuar brenda Kosovës”, tha për REL, Aleksadanar Radovanoviq nga Oda Ekonomike e Serbisë.

Exit mobile version