Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara sa i përket kolonave. Bashkatdhetarët të cilët po shfrytëzojnë këtë vendkalim kufitar, po presin deri një orë për të hyrë në Kosovë.
Kolonat te Dheu i Bardhë arrijnë deri 1 mijë metra, sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, sipas të dhënave të kësaj Qendre të publikuar në ora 08:08, bashkatdhetarët po presin edhe në pikën kufitare Merdar, por që nuk janë bërë detaje lidhur me kolona.
Pikat tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.
Ndryshe, edhe ditën e premte në këto pika kufitare ka pasur kolona të gjata, ku bashkatdhetarët janë detyruar të presin deri në pesë orë.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale lidhur me gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU.