Në pikën kufitare në Merdar, pritjet për të hyrë në Kosovë zgjatën deri në një orë, ndërsa në dalje të Kosovës nuk pati pritje përveç kontrollit 10-minutësh.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka apeluar që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare që për shkak të fluksit të madh të shmangin pritjen.
Ndryshe nga orët e mëngjesit, pasdite pritje janë më të shkurta. /21Media/