Site icon Telegrafi

Kolona në Bllacë dhe Tabanoc, mbi 18 mijë qytetarë gjatë natës kanë hyrë në RMV

Mbi 18.500 qytetarë kanë hyrë në vendkalimin kufitar Tabanoc, ndërsa mbi 8.500 janë larguar nga mesnata e djeshme deri në orën 10:00 të ditës së sotme, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Frekuenca më e lartë ka qenë dje pasdite dhe gjatë natës. Sipas të dhënave të MPB-së, në periudhën nga mesnata e datës 23 dhjetor deri në orën 10:00 të ditës së sotme, në pikëkalimin Tabanoc në vend kanë hyrë 18.551 udhëtarë, ndërsa kanë dalë 8680 udhëtarë. Fundjavën e kaluar filloi fluksi i shtuar i hyrjes së udhëtarëve, para së gjithash të qytetarëve të Maqedonisë, të cilët po kthehen në vend për pushimet e fundvitit.

Ndryshe, pasditen e sotme kolona të automjeteve janë vërejtur edhe në pikën kufitare Bllacë.

NGA 23 DHJETOR 00:00 DERI NË ORËN 10 TË MËNGJESIT TË SOTËM

PIKËKALIMI KUFITAR HYRJE E SHTETASVE TË RMV-SË HYRJE E SHTETASVE TË HUAJ DALJE E SHTETASVE TË RMV-SË DALJE E SHTETASVE TË HUAJ
TABANOC 13.007 5.544 4.259 4.421
Exit mobile version