Site icon Telegrafi

“Kolona”, bindshëm më i miri në Alpinale

Motoja e festivalit të sivjetmë ka qenë “shkurt dhe mirë”, duke iu referuar kategorisë së filmit të shkurtër, të cilit i kushtohet festivali. Në mbrëmjen finale u ndanë tetë çmimet që i jep publiku dhe juria.

Në krye të jurisë prej pesë anëtarëve ishte regjisorja e teatrit Brigita Soraperra, ndërsa anëtarë ishin Stefan Pohl, aktor dhe regjisor, Thomas Taborsky, kritik filmi dhe regjisorët Felix Kalaivanan e Joan Sanchez Arroyo.

Të gjithë anëtarët janë shprehur të entuziazmuar nga vlerat e filmit të shkurtër “Kolonat”, transmeton Albinfo.

“Filmi, me një epërsi bindëse ndaj të gjithë të tjerëve, ka arritur që, duke filluar nga sekonda e parë, të krijojë një tension konstant”, thuhet në vlerësimin e jurisë. Në këtë film tematizohet lufta e Kosovës gjegjësisht mprehtësia e vendimeve që duhet t`i merrnin individët në raport me konfliktin.

Exit mobile version