Kolona automjetesh mëngjesin janë vërejtur sot në vendkalimin kufitarë “Bogorodicë” për të hyrë në Greqi.
Kolonat e gjata janë shkaktuar për shkak të motit të mirë dhe “fundjavës së zgjatur” për qytetarët e Maqedonisë për shkak të festës së ardhshme, por edhe për faktin se fqinji ynë jugor ka zbutur rregullat për hyrje në vend.
Ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris, bëri të ditur pak kohë më parë se heqja e masave do të zbatohet nga maji deri në fund të verës.
Të pavaksinuarit do të mund të hyjnë lirisht në vend pa test për coronavirus./Telegrafi/