Site icon Telegrafi

Kololli vazhdon me Lausannen edhe për katër vite

Benjamin Kololli i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës ka vazhduar kontratën me klubin e tij aktual Lausanne.

Kololli ka nënshkruar kontratën e re me klubin zviceran e cila do ta mbajë atë në Lausanne deri në vitin 2021.

Ka qenë klubi zviceran që ka njoftuar për vazhdimin e kontratës së Kolollit edhe për katër vite të tjera.

“Fc Lausanne – Sport është krenar të ju njoftoj se kemi zgjatur bashkëpunimin me Benjamin Kolollin”.

“Është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit i cili ka treguar formë të mirë edhe në këtë fillim edicion. Kjo është shenjë e mirë për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e skuadrës.

Kololli kishte shkëlqyer edhe vitin e kaluar te Lausanne dhe kishte zgjuar interesimin e disa skuadrave gjermane.

Mainz 05 dhe Eintracht Frankfurt ishin dy skuadrat gjermane që e kërkuan me ngulm atë por në fund nuk u finalizua transferimi. /Telegrafi/

Exit mobile version