Telegrafi

Kololli shënon për Shimizu S-Pulse, por goli i tij nuk mjafton

Benjamin Kololli ka gjetur formën e mirë në javët e fundit, duke e gjetur golin në ndeshjen e dytë me radhë.

Kësaj radhe ai shënoi në kampionat, ku skuadra e tij Shimizu S-Pulse humbi me rezultat 2-1 si mysafir i Kashima Antlers.

Sulmuesi anësor goditi bukur një top me kokë brenda zonës për të gjetur rrjetën në minutën e 70-të, që ishte goli i parë në ndeshje.

Ky është goli i parë i Benjamin Kolollit në J1 League, kur janë zhvilluar gjashtë javët e para.

Në javën e shkuar sulmuesi kishte shënuar edhe në kuadër të Kupës së Japonisë, ku skuadra e tij kaloi tutje.

Shimizu gjendet në vendin e 16-të me vetëm 5 pikë pas gjashtë ndeshjeve. /Telegrafi/