Site icon Telegrafi

Kololli shënon nga gjuajtja e lirë, Albian Ajeti i përgjigjet me një tjetër gol të bukur (Video)

St Gallen ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme ndaj Lausannes në kuadër të elitës së futbollit zviceran.

Vendasit triumfuan 2-1 falë një goli nga sulmuesi kosovar, Albian Ajeti.

St Gallen kaluan në epërsi me një gol të Karim Hagguit që shënoi në minutën e 53-të.

Por vetëm katër minuta më vonë, mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë për ta barazuar rezultatin në 1-1.

Golit të Kolollit iu përgjigj një tjetër futbollist kosovar.

Albian Ajeti mori një top të bukur në gjysmë të fushës dhe vrapoi drejt portës kundërshtare duke e mposhtur portierin mysafir për 2-1.

Ky ishte goli i shtatë në këtë kampionat për Albian Ajetin.

Ndërkohë mbrojtësi i Kosovës, Benjamin Kololli ka realizuar katër gola deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version