Benjamin Kololli ka thënë se është shumë i lumtur me paraqitjen që bëri ndaj Malit të Zi.
Mbrojtësi i Kosovës krijoi disa raste për gol në fitoren 2-0 ndaj malazezëve, gjersa ka shtuar se duan të fitojnë edhe ndaj Çekisë.
“E gjithë skuadra kishim paraqitje të mirë dhe bëmë maksimumin ndaj Malit të Zi. Gjatë gjithë ndeshjes e kishim topin nën kontroll”, ka thënë Kololli.
“Në shumë raste ishim më të mirë se ta dhe duam të fitojmë ndaj Çekisë në muajin nëntor”.
“Ne e kemi përkrahjen e madhe nga tifozët dhe siç themi në futboll, nuk ishim 11, por 12 lojtarë në fushë”, ka shtuar më tej mbrojtësi i Kosovës.
Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/