Futbollisti pa kontratë, Kolo Toure, është duke menduar ta vazhdojë karrierën në Kinë.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë është lojtar i lirë dhe tashmë i është ofruar mundësia të shkojë në Superligën kineze.
Madje, sipas The Sun, ai do të përfitojë shuma të mëdha parash para se të pensionohet.
E ardhmja e tij në Anfield është akoma e paqartë, mirëpo lojtari ka thënë se do t’i pëlqente që të vazhdojë me Liverpoolin.
Sidoqoftë, Kolo është në pritje se a do t’i ofrojë kontratë të re menaxheri. /Telegrafi/