Telegrafi

Kolo Toure kapiteni i ri i Cityt

Pas largimit të ish-kapitenit Richard Dunne në drejtim të Aston Villas në fund të afatit kalimtar, shiriti i kapitenit do të mbetet në krahun e Toure.

“Ai i ka të gjitha cilësitë që nevojiten për të qenë një kapiten i mirë, entuziazëm të madh për lojën dhe është i këndshëm dhe i zëshëm në dhomën e zhveshjeve dhe para, gjatë dhe pas ndeshjes. Dhe ai dëshiron ta çojë klubin përpara”, ka thënë Hughes.

Ish-lojtari i Arsenalit pritet ta udhëheqë ekipin e ri kundër ish-klubit të tij gjatë të shtunës dhe do të tentojë të shpaguajë besimin e Hughes.