Site icon Telegrafi

Kolo Muani, heroi i Juventusit përballë Comos

Juventusi ia ka dal me shumë mund të mposht Comon në kuadër të javës së 24-të në Serie A, pasi fituan në fund me rezultatin 2-1.

Zonja e Vjetër e nisi mirë ndeshjen, duke treguar dhëmbët qysh në fillim.

Ishte Randal Kolo Muani, ai që kaloi Juventusin në epërsi, me një asistim të Nico Gonzalez në minutën e 34-të.

Por, Como i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Diao (45+1’), që u asistua prej Patrick Cutrones.

Pjesa e dytë ishte e zbehët nga skuadra mysafire, që ia doli me shumë mund ta shënonte golin e fitores.

Kolo Muani ishte heroi i Juventusit, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 90+2-të, për rezultatin final 2-1.

Pas javës së 24-të, Juventusi është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të zhvillon derbin përballë Interit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version