Site icon Telegrafi

Kolni nuk i jep leje Mavrajt të luajë për Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të premten mbrëma ka arritur në Gjenevë, ku të dielën luan ndeshje me Senegalin.

Por grupit të lojtarëve në Gjenevë nuk do t’u bashkohet mbrojtësi Mavraj, ashtu siç kishin raportuar mediat.

Megjithëse 27-vjeçari shprehu dëshirë të ndihmojë Kosovën për shkak të mungesave të shumta, sidomos në mbrojtje, ndërsa mori leje edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, ai nuk u lejua që të luajë për Kosovën nga klubi i tij i ri, Kolni, ndërsa motivet rreth këtij stopimi nga ana e skuadrës gjermane nuk dihen.

Kujtojmë se Mavraj të premten u prezantua zyrtarisht nga Kolni, skuadër kjo që edicionin tjetër do të luajë në Bundesligë. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version