Site icon Telegrafi

Kollçaku për rastin “Panda” në Pejë: Dihet kush janë urdhërdhënësit e vrasjeve

Ish i burgosuri i arrestuar për rastin “Panda”, Agron Kollçaku ka treguar një pamflet me dy persona në të duke thënë se të njëjtit janë urdhërdhënësit për vrasjen në lokalin “Panda”.

I pyetur se a ka pyetur dikush pas luftës lidhur me këtë rast, Kollçaku ka thënë se askush nuk i ka pyetur përveç mediave.

Ish i burgosuri i arrestuar për rastin “Panda”, Agron Kollçaku ka thënë se i di emrat e urdhërdhënësve për vrasjet e të rinjve.

Kollçaku ka treguar një fletë me dy persona në të duke thënë se të njëjtit janë urdhërdhënësit.

“Kam dëgjuar edhe më herët, e di kush janë urdhërdhënësit e kësaj vrasjeje. Megjithëse ajo të nesërmen u morr vesh se kush e ka bërë e kush ka dhënë urdhër, shteti serb është qe 24 vite duke e fshehur për të mos u zbuluar ky rast…Krejt i kam dëgjuar edhe me emra…po tash po i harroj edhe emrat megjithëse unë këtu e kam edhe një shtyp që është botuar në Serbi…këta të dy janë urdhërdhënësit e vrasjeve në kafiterinë PANDA”, ka treguar ai.

Kollçaku ka treguar edhe për vuajtjet e tij përgjatë kohës si i burgosur.

“Vuajtje ka pas 24/24…në Pejë kam qëndruar tre ditë e tri net në zyrat e tyre, pastaj më kanë dërguar në burg në Pejë deri më 11 qershor. Kur janë tërhequr forcat serbe prej Peje na kanë marrë me vete e na kanë dërguar në Serbi”, ka treguar ai.

Gjersa ka kujtuar akuzat ndaj tij nga autoritetet serbe.

“”Ti je kryesori”, – më thoshte, “ti i ke mbytur fëmijët”. M lëshonin një video incizim e më thoshin “shiko çfarë u ke bërë fëmijëve””, tregon Kollçaku.

I njëjti tregon se ndodhinë e masakrës e kishte kuptuar të nesërmen nga mediat.

I pyetur se a ka pyetur dikush pas luftës lidhur me këtë rast, Kollçaku ka thënë se askush nuk i ka pyetur përveç mediave.

“As UNMIK-u, as EULEX-i, as hiq”, ka deklaruar ai duke bërë të qartë se as institucionet vendore nuk e kanë pyetur.

Masakra në kafiterinë Panda ishte një sulm mbi disa të rinj serb në qytetin e Pejës.

Dy persona të maskuar hapën zjarr në një kafene duke lënë të vrarë gjashtë të rinj serbë dhe duke plagosur 15 të tjerë. Lidhur me rastin, faji u ishte lënë shqiptarëve./RTV Dukagjini/

Exit mobile version