Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes ka mbajtur mbledhje ku është diskutuar lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19.
Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku tha se ishte një takim i zakonshëm, dhe si kryetare e këtij komisioni ka vlerësuar se manxhimi i pandemisë COVID-19 është bërë në mënyrë të suksesshme.
“Ishte një takim i zakonshëm, deri tani kemi bërë përpjekje t’i evitojmë takimet e shpeshta të komisionit duke i respektuar vendimet e institucioneve shëndetësore. Si kryetare e këtij komisioni konstatova se kemi pasur në menaxhim të suksesshëm të pandemisë COVID-19, si dhe kemi siguri në niveli e duhur në vend”, tha Kollçaku.
Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e ardhshme do ta ftojnë për raportim drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj. /Telegrafi/