Telegrafi

Kollare interesante

Nuk ju pëlqen të gjithë burrave stili afarist, në mënyrë të veçantë në rastet kur patjetër duhet të mbahet kollarja.

Disa nuk e duan për shkak seriozitetit që e mban, disa për shkak pamundësisë për ta liruar këmishën gjatë mbrëmjes, ndërsa disa thonë se kollarja nuk është në stilin e tyre.

Shumë mendime do të ndryshohen pas galerisë me kollaret kreative që e përgatitëm për ju. Zgjidhja e cilës do prej tyre do të jep frymë joformale, dhe njëkohësisht do të paraqet rast të shkëlqyeshëm për fillim të bisedës.

Sigurisht, shikoni mos të paraqiteni me një kollare të tillë në bisedë për punë të re apo në ndonjë rast solemn që prej juve kërkon një kod përkatës të veshjes. /Telegrafi/