Telegrafi

Kolinda me Trump, fotografinë menjëherë e poston në Twitter

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq do të bisedojë në Varshavë me homologun e saj amerikan Donald Trump edhe për vendimin e gjykatës së arbitrazhit për Gjirin e Piranës.

Në Varshavë sot mbahet takimi i krerëve të vendeve “Iniciativa e tri deteve”, të cilën bashkërisht e kanë lansuar Kroacia dhe Polonia.

“Iniciativa tri detet nuk është iniciativë kundër ndikimit gjerman, Rusisë, ose kali trojan amerikan në Evropë”, është thënë nga kabineti i presidentes kroate.

Portali Index.hr transmeton se presidentja Grabar-Kitaroviq në prag të takimit ka shtrënguar duart me Trump, ndërsa fotografinë menjëherë pas kësaj e ka postuar në Twitter.