Site icon Telegrafi

Koliçi: Humbje e dhimbshme për shkak të mënyrës se si erdhi goli

Fotoreporter: Vlasov Sulaj

Portieri i Ballkanit, Enea Koliçi ka thënë pas ndeshjes se humbja ndaj Viktoria Plzenit ishte mjaft e dhimbshme për shkak të mënyrës se si erdhi.

Viktoria Plzen arriti të shënojë në minutat e fundit të ndeshjes si pasojë e një dalje të gabuar të Koliçit.

Sipas tij ky gol mund të evitohej dhe bëri vetëkritikë, duke thënë se ka mundur të jetë më i kujdesshëm në atë rast.

Lexo po ashtu Ballkani 0-1 Viktoria Plzen, notat e lojtarëve

Sidoqoftë, ai tha se Ballkani është ende në lojë dhe mund të sigurojë kualifikimin tutje ndaj Dinamo Zagrebit.

“Ishte një humbje e dhimbshme, duke pasur parasysh se si erdhi gol. Nuk ishte nata jonë dhe pësuam një gol që kemi mundur ta evitonim”.

“Jemi ende në lojë, e kemi edhe një ndeshje mjaft të vështirë me Dinamon dhe shpresoj që aty mund ta sigurojmë kalimin tutje. Do të mund ta kishim evituar atë gol, ndoshta edhe unë do të kisha mundur të isha më i kujdesshëm por këto i ka futbolli”, ka thënë Koliçi pas ndeshjes./Telegrafi/

Exit mobile version