Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski, sot tha se rasti “Haraçi”, në të cilën dyshohet prokurorja speciale Katica Janeva, njollos gjithë funksionin e ndjekjes publike.
“Unë besoj se kolegët janë duke bërë gjithçka që kanë në fuqinë e tyre dhe në juridiksionin e tyre për ta sqaruar këtë rast, të cilën duhet ta pranoj hedh një njollë të errët në të gjithë funksionin e prokurorisë publike”, tha Kolevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas emërimit të tij.
Aco Kolevski u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit Publik me një mandat dy vjeçar.
Zgjedhja e kryetarit të ri vjen një ditë pas vendimit të Këshillit Prokurorëve Publikë për të filluar procedurë për shkarkimin e shefes së PSP-së Katica Janeva për shkak të rastit “Haraçi”./Telegrafi/