Petar Kolev, kryetar i Unionit Demokratik Qytetar (UDQ) ka thumbuar LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, në lidhje me lëshimin në shfrytëzim të segmentit 28 kilometërsh Demir Kapi-Smokvicë, pjesë e autoudhës Miqësia.
Sipas tij, është për keqardhje dhe naive nëse dikush mendon se qytetarët e vendit mund të manipulohen me muzikë të LSDM-së dhe me video të Misajllovskit nga OBRM-PDUKM-ja.
Kolev thotë se segmenti rrugor është ndërtuar me para evropiane dhe para të qytetarëve të vendit, dhe se asnjëra nga partitë e lartpërmendura nuk kanë dhënë paratë e tyre.
Kryetari i UDQ-së gjithashtu thumbon edhe kohëzgjatjen e ndërtimit, që sipas të cilit, 4 deri 5 kilometër rrugë është ndërtuar për një vit, ndërsa është përfshirë edhe në skandale, në lidhje me paratë kesh të firmës “Aktor”. /Telegrafi/