Kryetari i Unionit Demokratik Qytetar (UDQ), Petar Kolev realizoi takim me këshilltarët për çështje politike në OSBE në Shkup, Stefan Nuner dhe Dimitar Spasenoski.
Kolev i njohu këshilltarët me postulatet themelore dhe qëllimet që i ka partia që ai e drejton, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vëmendje i është kushtuar çështjes së modelit zgjedhor, efektet pozitive që mund të ketë ndryshimi i modelit të tanishëm, financimin e partive politike, si edhe ndikimin e publikut dhe sektorit qytetar mbi të njëjtat.
Qëndrimi i UDQ-së në këtë drejtim është i pahamendshëm, pra Maqedonia duhet të jetë një njësi zgjedhore dhe me lista të hapura./Telegrafi/