Telegrafi

“Kolesteroli i mirë” mbron nga demenca

Dihet se niveli i lartë i HDL-kolesterolit (“kolesteroli i mirë”) pengon formimin e mbishtresave në enët e gjakut, të cilat po të formohen kanë ndikim negativ në qarkullimin e gjakut.

Studimet e fundit kanë treguar se HDL-kolesteroli pengon edhe formimin e shtresave amiloide në tru (pllakat senile), të cilat paraqesin karakteristikën kryesore te sëmundja Alzheimer (demenca senile).

Demenca paraqet humbjen e shumicës së funksioneve psikike, në radhë të parë atyre intelektuale dhe të kujtesës, me ç’rast personaliteti pëson ndryshim të madh.