Site icon Telegrafi

Koleksionuesit iu konfiskuan më se 150 makina nga policia (Foto)

Thënë të drejtën, ky duket sikur një koleksion makinash të kthyera në mbeturina

Ka shumë lajme, që tregojnë për vetura të reja, koleksione modelesh të rralla dhe blerje të veturave pjesëve specifike, që i rrisin forcën apo përmirësojnë dukjen një veture, transmeton Telegrafi. Kur dikush nuk ka mundësi, të shpenzojë shuma të mëdha për këto, kënaqet duke shpenzuar a sa ka në automobilizëm.

Pikërisht këtë e ka bërë një koleksionues në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, duke mbledhur në pronën e tij, më se 150 makina të vjetra, që kanë gjendje të ndryshme.

Disa mund të voziten teksa të tjera janë dëmtuar në kohë, në këtë grumbullim që dukej i padëmshëm. Së paku nëse bazohemi, në pamje e Google Earth.

Njëjtë nuk i dukej edhe policisë, që e dënuan me 2,000 euro për posedim dhe mbajtje të palejuar, si dhe me nga 200 dollarë, për çdo ditë që nuk e paguan gjobën.

Meqenëse nuk pagoi asgjë, policia ka nisur t’ia konfiskojë koleksionin. Aksioni i nisur me tetë mars, është duke vazhduar ende dhe nuk do të ndalojë edhe për disa ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version