Site icon Telegrafi

Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, kërcënohet nga Serbia

Koleksionuesi i mijëra video-kasetave për krimet serbe, Esat Shala është kërcënuar nga Serbia.

Kështu pohon kryetari i shoqatës së Invalidëve të luftës, Xhevdet Qeriqi.

Përmes një shkrimi, Qeriqi thotë se puna e tij po i pengon organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi. Njëherit ai thekson se “ka filluar mobilizimi për ta penguar punën e tij, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij”.

Qeriqi kërkon nga organet e rendit që Esatit t’i ofrohet siguri më e madhe.

“Esat Shala, i cili është vëllai i dëshmorës të kombit, Luljeta Shala, qenka kërcënuar hapur nga organet e sigurimi shtetëror të Serbisë”.

“Esati qe disa vite është duke punuar maksimalisht për dokumentimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë periudhës të luftës të vitit 1998-99. Esati po bënë një punë vullnetare që ti publikoj të gjitha krimet, torturat dhe masakrat të cilat i ka kryer aparati shtetëror i Serbisë. E kjo po shihet se është duke ju penguar organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi. Andaj paskan filluar që të mobilizohen për ta penguar punën e jashtzakonshme të Esatit, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij. Ata paskan përgatitur edhe skica dhe lokacione ku në mesin e kësaj skice shihet edhe emri i Esatit”.

Qeriqi thotë se  e kemi obligim të gjithë, e në veçanti Organet e Sigurisë të Kosovës ti ofrojnë një siguri më të madhe, Esat Shalës.

“Esati, ka nevojë që ta mbrojmë të gjithë, dhe ta mbështesim në rrugëtimin e tij të drejtë. Mbështetja dhe ofrimi i sigurisë për, Esatin, është shumë e rëndësishme për ne dhe për vendin tonë”, shkruan Qeriqi.

Exit mobile version