Site icon Telegrafi

Koleksionoi pambukun nga kërthiza për Guinness

Deri më tash ai ka koleksionuar 22.1 gram pambuk dhe është regjistruar në librin e rekordeve Guinness.

Ai ka plane ta mbushë një jastëk me koleksionin bizar. Copa të pambukut të koleksionuar, australiani nga Perthi i ruan në kavanoza të ndryshëm, varësisht prej ngjyrës, ndërsa ngjyra e materialit ndryshon varësisht edhe prej veshjeve që bartë ose peshqirëve të cilët i përdorë Barker atë ditë.

Shumica e njerëzve reagojnë pozitivisht kur marrin vesh për hobin e tij. Për disa kjo punë është argëtuese, të tjerët mbesin të befasuar, ndërsa vetëm disa, kryesisht femra, mendojnë se ruajtja e mbetjeve të pambukut në kërthizë është gjë e neveritshme. /Telegrafi/
 

Exit mobile version