Telegrafi

Koleksionit prej 350 makinave klasike, ia shton edhe disa që kapin vlerën e tetë milionë eurove (Foto)

Rodger Duddging nga Hertfordshire e Anglisë, ka në pronësi një koleksion të makinave klasike që së bashku kushtojnë 43 milionë euro.

Por, këtyre 350 veturave, do t’ju shtohen edhe disa të tjera, për të cilat ai do të paguajë rreth tetë milionë euro, transmeton Telegrafi.

“Kur më pyesin se cila është makina që e dua më së shumti, them se është ky Morris Minor, që i përkiste babait tim”, ka thënë Duddging për makinën e prodhuar më 1952.

Megjithëse ka një nga koleksionet më të vlefshme në Evropë, pensionisti nuk do të ndalojë, por do të vazhdojë edhe më tutje.

Në pronësi të tij janë vetura të ndryshme luksoze, por edhe të tjera që kanë veçanti të ndryshme, derisa më e vjetra është një Vulcan i prodhuar para afro 100 vitesh. /Telegrafi/